Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi leopardin brenda në kafaz dhe përkëdheli grabitqarin e bukur. Kryetari i shtetit arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me kafshën, ndërsa disa gazetarë nuk e bënë dot këtë.
Si rezultat një pjesë e tyre morën të gërvishtura prej leopardit, ndërsa njëri madje një kafshim në gju. Presidenti në timonin e makinës ruse të markës "Niva" erdhi në Qendrën e shtimit dhe rehabilitimit të leopardit Persian në Soçi. Pasagjerë të Putinit u bënë Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON/IOC), Thomas Bach, dhe Kryetar i Komisionit Koordinues për përgatitjen e Lojrave në vitin 2014, Jean-Claude Killy. Duam t’ju kujtojmë se Leopardi është një nga maskotat e Lojrave Olimpike në Soçi./zr
Lexo artikullin e plotë: http://albanian.ruvr.ru/news/2014_02_04/Putin-hyri-n-kafazin-e-leopardit-8019/








