Pornostaret a janë vërtet të lumtura?

Sasha Grey dhe të tjerat…Sipas një studimi amerikan yjet e pornografisë janë femrat më të paguara dhe më të qeta. Por a është vërtet kështu? Ajo që mund të thuhet me saktësi është se fitojnë shuma marramendëse!

Argëtohen shumë në shtrat dhe janë më të lumturat. Ky është përfundimi i një studimi amerikan lidhur me aktoret porno: profesionistet e seksit janë më të qeta dhe të shpërqendruara, por mbi të gjitha më të paguara se gratë e tjera normale. Studiuesit as që kanë dyshime për këtë: kush bën profesionin e Sasha Grey-t ka një nivel më të lartë vetëvlerësimi, është më pozitive, më pasionante dhe mund t’i bëjë të dyja profesionet njëherësh si të shtëpiakes, ashtu edhe të aktores porno. Natyrisht që nuk po flasim për shtëpiaket, të cilat mishërojnë prototipin e “të dëshpëruarave”, por për ato tepër aktive, që nuk e njohin fjalën lodhje. Për faktin se pornostaret e shijojnë më shumë se çdo grua tjetër seksin kjo as që vihet në dyshim, madje për ta vërtetuar këtë është bërë edhe një studim i publikuar nga “The Sun”, ku u vu re se këto vajza e nisin seksin që në moshën 15-vjeçare dhe kanë shumë partnerë. Në gjithë jetën numërojnë plot 75 partnerë, përfshi këtu edhe kolegët, me të cilët xhirojnë skena të nxehta përpara telekamerave. Më shumë se një e treta e tyre kanë një lidhje fikse, ndërsa 44% është “single” (beqare). Gjithsesi, ajo që mund të thuhet me bindje të plotë është pagesa e lartë. Kjo është vërtetuar edhe nga shifrat marramendëse që fitojnë yjet e pornografisë, që në SHBA i quajnë “blu movies” ose aktoret e filmave për të rritur. Biondja Jenna Jameson, për shembull, çon në shtëpi rreth 30 milionë dollarë në vit, Tera Patrick 15 milionë dollarë, Traci Lords 7 milionë dollarë, ndërsa e famshmja Sasha Grey deklaron se fiton “vetëm” 2,5 milionë dollarë.

Por përveç parave, sipas studimit amerikan të publikuar nga “The Sun” vajzat që janë mësuar të xhirojnë skena të nxehta para mijërave spektatorëve (përfshi këtu stafin e kameramanëve, teknikëve dhe fotografëve), mund të llogarisin edhe disa përfitime fizike në sajë të profesionit të tyre: për shembull flenë më mirë dhe si pasojë kanë më shumë energji. “Flenë më mirë? Për sa u përket njerëzve të thjeshtë nuk di ç’të them, por ata që bëjnë këtë lloj pune e jetojnë ndryshe jetën, duke përfshirë këtu edhe seksin e çdo gjë tjetër”, thotë një psikologe. “Yjet e pornografisë nuk hezitojnë të provojnë kënaqësinë. Nuk e kanë problem të pranojnë se po marrin kënaqësi nga partneri, ndërsa gratë e tjera, të paktën nga kjo pikëpamje janë shumë mbrapa dhe mendojnë më shumë që të kënaqin partnerin e tyre”, shton ajo.

Po në Angli dhe Amerikë si është situata? “Është e vështirë të flasësh për gratë normale. Ajo që mund të them është se në Europë janë të pakta gratë që i drejtohen seksologut, ose seksologes për çrregullimet që lidhen me orgazmën. Jam e bindur që kjo ndodh jo se kanë frikë, por se u vjen turp”.

Modelet që na propozohen janë gjithnjë e më të qarta: pothuajse totalisht të zhveshura, si Belen me dekoltetë e saja, ose spektaklet në të cilat skenat e nxehta të seksit janë më se normale. Është e vërtetë që po na propozohen modele gjithnjë e më provokuese, trupi është pothuajse totalisht i zhveshur dhe më i hapur ndaj seksit, por të praktikuarit është diçka krejt tjetër.

Në Amerikë gjërat janë pak më ndryshe, sepse edhe në këtë këndvështrim amerikanët janë para europianëve, megjithatë gjërat po ndryshojnë edhe te ne. Prej pak kohësh kemi dëgjuar të flitet për sekretin e vërtetë të lumturisë (së çiftit) që fshihet te cilësia e seksit dhe mbi të gjitha te seksi oral.


Po për modën e kalendarëve “hot” ç’mund të thuhet? Nëse e fundit në radhë që ka pozuar me veshje seksi, ka qenë motra e Belen, Cecilia Rodriguez, nuk mungojnë edhe gratë që bëjnë kalendarë me veshje intime. Qëllimi? Për t’i bërë një dhuratë të dashurit dhe mbi të gjitha për të rritur vetëvlerësimin.