Përzierja e kohëve do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar


Vetëm në politikë koha e ardhme është kohë e artë. Në vend se të thonë “këtë e atë e kam bërë”, shprehen se “këtë e atë do ta bëjmë”. Ndërsa provojeni që të dashurës t’i flisni me këtë gjuhë dhe do ta shihni ndikimin e kësaj shprehjeje.

E dashur, do të dua, - i thoni ju. Si, domethënë ju nuk më paskeni dashur deri më tani, mbase as sot, por pritet të më dashuroni në ditët vijuese, - shprehet me habi e dashura, të cilën në kohën e kaluar dhe në atë të tanishme nuk e paskeni dashuruar. Po mirë ore mistrec, më fal për fyerjen ore harabel, - shprehet e dashura, të cilën nuk e dashuroni, vallë e shihni derën, nëse po, atëherë menjëherë të kërceni për dritare, ngase kështu hyre në jetën time; hyre duke më thënë se më dashuroni, ndërsa tani the se do të dashuroj, kjo i bie se nuk më dashuron!

Burimi:Iljasa Salihu

Related Posts: