PDSH-ja pritet sonte të del me kandidatin e tyre për president (VIDEO)


Sipas deputetit të PDSH-së Orhan Ibrahimi sonte do të mbahet mbledhja qendrore me krytarët e degëve të PDSH-së, nga ku pritet edhe vendimi për të kandiduar më kryetarin e tyre shqiptarë për president.
“Sonte kemi mbledhje kryesia qendrore me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike Shqiptare. Është një mbledhje tejet e rëndësishme dhe në këtë mbledhje do të sjellim vendimin për të kandiduar kandidat për zgjedhjet presidenciale. Këtë hap u detyruam gati ta bëjmë, me gjithë se është vendimi i kryesisë qendrore që e shpalosi tani, do të thotë aty do të sillet vendimi” tha Ibrahimi.
Ohran brahimi ka deklaruar se për mbajtjen e kësaj mbledhje, i ka shtyrë, sipas tij,  politika hipokrite, politika e padenjë e BDI-së, e cila thellë luan me ndjenjat e popullit shqiptar.
“Na ka shty politika hipokrite, politika e padenjë e BDI-së, e cila thellë luan me ndjenjat e popullit shqiptar. Ata mendojnë se shqiptarët janë turmë, të paorganizuar, ndërsa ne themi se shqiptarët janë shumë të organizuar, kanë partinë e tyre politike shqiptare e cila do të kandidojë kandidat shqiptar në këto zgjedhje. Do tua mundësojmë qytetarëve shqiptar të këtij vendi që ta kenë kandidatin shqiptar për zgjedhjet presidenciale” shprehet ai.
PDSH ishte shumë dinjitoze për një platformë të përbashkët sipas së cilës BDI-ja nuk iu përgjigj ftesës për bashkëpunim dhe që si sipas PDSH-së kjo i ka detyruar edhe të marrin një vendim ku do të dalin me kandidatin e tyre për president.
“Lojërat që bëri BDI pas ofertës shumë të sinqertë, shumë dinjitoze që i bëri PDSH për një platformë të përbashkët, që luajti me trurin me intelektin e shqiptarëve, mendoj se tani më qytetarët shqiptarët e kanë të qartë, sepse ajo shumë keq luajti herë më Social Demokratët, e herë me VMRO-në, kinse për një kandidat konsensual  maqedonas. Do të thotë ky qëndrim i BDI-së na detyroi që të marrim një hap drejt mbajtjes së mbledhjes së kryesisë qendrore, ku me siguri do të sjellim vendim për të marrë  pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidatin tonë”” tha mes tjerash deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi.