Njëherë ta shohim dëmin dhe dobinë, pastaj përshtypjen e njerëzve
Të pyesin se çka ruan në shtëpi, ose çfarë ke dëshirë të ruash në shtëpi, qofshin këto kafshë a shpend? Unë i them, kam dëshirë të ruaj lopë dhe ruaj pula me nja dy gjela kujdestar të tyre. Pyetësi rrufeshëm rrudh fytyrën dhe buzët e tij marrin formë të kërmillit, disi i dukem si shumë i prapambetur dhe me botëkuptim fshataresk. Ai kishte pritur të them se ruaj dhe i dua qentë në shtëpi, pastaj dal të shëtitem me qentë ose me qenin e vogël, sepse kjo na qenka qytetërim, ndërsa në gjithë këtë mendësi harrohet dobia dhe dëmi. Harrojnë se unë mjaftueshëm kam shokë e miq për të biseduar e për tu shëtitur, sa në vend të kësaj, ta marr për litari qenin e të dal të shëtis me qen për dore, siç bëjnë rëndom të “qytetëruarit”! Harrojnë se qumështi i lopës dhe vezët e pulave nuk zëvendësohen me asgjë. Harrojnë se unë jam për një jetë të shëndetshme, ndërsa nuk më intereson fare nëse ju do ta quani këtë botëkuptim timin prapambeturi ose përparim!
Burimi:Iljasa Salihu