Dua të vdes cdo ditë. Të vdes për ty.
Të vdes nga një overdozë
e ëmbelsisë tënde. Të vdes nga informcioni
i shumtë i marrë nga mesazhet e tua.
Të vdes nga i ftohti ndërkohë që qëndroj
duke të shkruar deri në orën katër të natës
dhe nga i nxehti kur lexoj atë që më shkruan ti.
Të vdes nga lumturia kur sytë e mi takojnë sytë e tu.
Thjesht të vdes.. në ngrohtësinë e frymemarrjes tënde.
Mendoj që jam dashuruar me ty!