Luksi i Yanukovychit: WC dukati, koleksion të veturave klasike, divan me lëkurë krokodili… (Foto)


Pasi rezidenca e presidentit të Ukrainës, Viktor Yanukovych, është nga mëngjesi pa siguri, aty kanë hyrë gazetarë dhe qytetarët. Shihni se çfarë kanë hasur aty.

Rezidenca e tij gjendet në periferi të Kievit.
Grupi opozitar Euromaidan në Twitter ka publikuar fotot ku shihet luksi në rezidencën e tij. Aty ka sauna dhe divan me lëkurë krokodili.

Vaska e tualetit ishte me ar, ndërsa ka tri rrënoja antike greke. Në garazhe kishte edhe koleksion të makinave shumë të shtrenjta e edhe klasike.

Ai kishte edhe terren golfi, si dhe liqen. Por, kishte edhe Kopsht Zoologjik, me dele, derra, antilopa, kafshë ekzotike…

Related Posts: