Liria e shtypit: Maqedonia ka shënuar rënie prej vendit të 116-të, në vendin e 123-të

Shqipëria ngjitet me 17 vende krahasuar me vitin 2013



Organizata “Reporterët pa kufij” publikon raportin për lirinë e shtypit për 2014. Shqipëria renditet në vendin e 85-të, duke shënuar kështu rritje në liritë e medias.

Një vit më parë, Shqipëria gjendej në vendin e 102-të.

Sa u përket vendeve të rajonit, Maqedonia ka shënuar rënie prej vendit të 116-të, në vendin e 123-të. Serbia është në vendin e 54, Koracia është e 65-ta, Bosnjë Hercegovina e 66-të, ndërsa Mali i Zi plasohet në vendin e 114-të.

Klasifikimin më të mirë nga vendet e Ballkanit, në raportin “Indeksi i Lirisë së Shytpit në Botë”, e ka Sllovenia (34).

Në krye të listës, gjenden Finlanda, Holanda, Norvegjia, Luksembuergu dhe Andora, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rënie duke u renditur në vendin e 46-të, duke u zhvendosur nga vendi i13, ku ishin një vit më parë.

Në listë gjenden gjithsej 180 shtete dhe territore, ndërsa në fund të listës janë Turkmenistani, Koreja Veriore dhe Eritrea.