India është vënë alarm pasi një leopard ka zbritur në një qytet duke terrorizuar banorët. Kafsha e egër u gjet në një spital të vjetër ushtarak dhe më pas nisi të shëtiste nëpër rrugët e Meerut-it, rreth 60 kilometër në verilindje të kryeqytetit indian.
Për shkak të rrezikshmërisë së maces autoritetet bërën mbylljen e shkollave, ndërsa nëpër rrugë doli ushtria për të ndaluar leopardin.
Gjatë ndjekjes kafsha u fut në një kinema, në spital dhe më pas në një bllok banimi, por nuk raportohet për persona të lënduar.
U desh ndërhyrja e ekspertëve të cilët arritën ta neutralizojnë leopardin falë goditjes me shigjeta qetësuesish.