Labinot Tahiri flet për “kërcnimin” që ju bë në Tetovë


Lajmeve të shumta të shou bizit këtë javë, nuk i shpëtoi as Labinot Tahiri. Pas publikimit nëpër portalet tona se Labi ishte mashtruar në Tetovë dhe në vend se të merrte 2500 euro, ai ka marr vetëm 100 euro, madje edhe është kërcnuar, ka reaguar edhe vet këngëtari Tahiri. Në emisionin “Bon Bon” në “TV21”, Labi ka sqaruar gjithçka rreth këtij lajmi: “… Jam këngëtar që bëj tolerime, dhe për këtë mund të i pyseni të gjithë organizatorët që punojmë më ta. Në rastin e Tetovës, ka qenë një mbrëmje me student dhe nuk ka pasur shumë të pranishëm. Nuk është e vërtet që kam qenë për 3500 euro, dhe nuk është as e vërtet që i kam marr 100 euro. Nuk e kam marr asnjë cent. Ata djemtë më kanë thënë se kanë me u munduar që të mi sjellin më datën 5 Mars një pjesë të parave, por u kam thënë se nuk është e nevojshme sepse e di që janë studentë. Unë isha në Zvicër, dhe kur kam dëgjuar këtë rast, jam habitur…”, ka thënë ndër të tjera Labi.
Përveç Labit, sot paradite kanë reaguar edhe organizatorët “Fol Shqip Party”. Mirëpo ndryshe nga Labi, ata kanë thënë ata një pjesë e parave iu është dhënë Labit, kurse një pjesë tjetër ka mbetur të i jepet më vonë!.” Sa për informim ju themi hapur ne kemi paguar një pjesë të marrëveshjes dhe do të pasojë edhe tjetra”, kanë thënë organizatorët e mbrëmjes “Fol Ship Party”./Kosovarja-ks.com/