Kur ti s’je këtu!

Asgjë s’gjallëron, qyteti ësht’i vdekur
Janë të vdekur stolat në parkun përtej
Dhe rrugët, neonet, dritat janë tretur
N’errësirën e shpirtit s’mundem t’i gjej!

Asgjë nuk frymon, jam dhe unë i pajetë
Një kufomë që bredh s’i dehur, kuturu
Gjithçka rreth meje më duket e shkretë
Si një varkë e braktisur, kur ti s’je këtu!

Related Posts: