Kur sëmuresh pas mjekimit!



Nuk i kishte as 50 euro në arkën familjare. Sakaq, Zoti e kishte sprovuar me një sëmundje. Duhet të operohet. Kishte kërkuar ndihmë prej miqve e prej dashamirëve. Kishte grumbulluar 800 euro. Me nxitim ishte lajmëruar për në operim. Prej aty ku do të duhej të lulëzonte njerëzia, ishte njoftuar se 700 euro duhet dhënë vetëm mjekut operues dhe kjo kërkesë nuk duhet lajmëruar dikund, përndryshe as që do të merrte në dorë. E gjora ashtu kishte bërë. Tani ishte operuar, por ishte e dërrmuar prej varfërisë, kishte thënë se asgjë nuk kishte qenë sëmundja, sa harbimi i mjekëve për tu korruptuar.

Asnjë njeri nuk e kam dëgjuar se është operuar pa i dhënë shuma të majme mjekut operues. Tragjedia tjetër është se askënd nuk e kam dëgjuar ta ketë lajmëruar mjekun hajdut në organet gjegjëse.

E po të dashur të sëmurë, derisa e ujisim lulen e korrupsionit ne gjoja të ndershmit, atëherë ju siguroj se asnjëherë nuk mund të shërohemi. Le të rrezikojmë fundja, edhe pse e di se nuk është e lehtë, por meqë keni argumente o ju të sëmurë, lajmëroni për pranim të ryshfetit mjekët mantel bardhë e shpirtzinj, të paktën do t'i shpëtoni të sëmurit e radhës!


Burimi:Iljasa Salihu

Related Posts: