Ja skenari për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni


Gjithnjë e më të zëshme janë paralajmërimet se zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë, me siguri së bashku më ato të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale më 27 prill.

Deputeti i LSDM-së Jani Markraduli, në profilin e tij në Facebook, ditë më parë, në mënyrë precize e e ka përshkruar, siç e ka quajtur ai, "skenarin e Bolivudit" të pushtetit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, transmeton gazeta Lajm, lajmin e portalit maqedonas plusinfo.

Sipas këtij skenari, më 1 mars, në konventën e VMRO-DPMNE-së për kandidat presidencial, do të zgjedhet Gjorgje Ivanov, të nesërmen më 2 mars, "urgjentisht me lotë në sy do të mbajë mbledhje Reçica e Vogël-BDI,ja", ndërsa më 3 mars, parlamenti do të shpërbëhet.

"Nuk është me rëndësi nëse në konventë do të fitojë Ivanovi. Unë, për shembull, parashikojë se do të fitojë Stavrevski. Njësojë do të jetë cili..., BDI edhe Stavrevskin s'do ta mbështes (përkrahë) si kandidat "konsensual". Pikërisht për këtë, skenari për zgjedhje të parakohshme do të realizohet. Bëhet fjalë për diçka që këto dy parti kanë rënë dakord që moti", ka pohuar një burim për gazetën "Slloboden Peçat", i afërt më qarqe të larta të partisë në pushtet.

Gazeta proqeveritare "Dnevnik", në edicionin e së shtunës, në mënyrë të hollësishme e arsyetonte planin (skenarin) për vetshpërbërjen e parlamentit, duke u thirrur në burime të Reçicës së Vogël-BDI-së.

Sipas gazetes "Dnevnik", burime të partisë në pushtet kanë ppohuar se se bëhet fjalë për komplote, intriga, spekulime për gjoja zgjedhje të parakohshme, te cilat i liferon LSDM-ja. Partia në pushtet, kinse akoma nuk ka sjellë vendim për një gjë të tillë. /albeu/