Guximi dhe çmenduria shkojnë bashkë (Video)


Rusët vazhdojnë me ide nga më interesantet, të cilat i xhirojnë dhe i publikojnë në internet.

Në YouTube është publikuar një video, ku tregohet argëtimi ekstrem i disa rusëve të rinj në Barnaul të Siberisë, ku përfshihet zjarri dhe kërcimi nga ndërtesa.
Njëri nga të rinjtë qëndron gati, kurse tjetri ia ndez rrobat me flakë dhe ai hidhet në borë.
“Më pëlqejnë gjëra të tilla ekstreme. E bëj këtë qe disa vite”, u ka thënë i riu policëve, të cilët e kanë paralajmëruar që të mos përsërisë diçka të tillë. /Telegrafi/

Related Posts: