Ukrainasit e varfër vazhdojnë të vërshojnë për të parë nga afër luksin që mbulonte ish- presidentin e tyre, Viktor Janukoviç.
Ai u arratis duke lënë pas super- vilën e tij në Mezhyhirya.
Skulptura prej miliona, statuja, një piano e bardhë Steinway, shandelierë dhe piktura të shtrenjta, shishe me konjak me logo të personalizuar, bide me ar, një kurs golfi, një pistë për uljen e helikopterit, një kinema, një garazh të mbushur me makina të vjetra që vlejnë miliona, një kopsht ekzotik, një vend për të bërë barbekjy, etj.




















