Falja e gjaqeve në vendet tona

Kisha pasur dëshirë të mos kishte vend falja e gjaqeve në vendet tona. Me këtë dua të them: kisha pasur dëshirë të mos vriteshim ndërmjet veti, që pastaj të mos kishim nevojë fare për falje. Kjo është vetëm një dëshirë e imja.

Ja që në këtë botë ndodhin edhe vrasje për ndonjë zënkë të vockël a krejt të panevojshme. Meqë ndodhin të tilla gjëra, atëherë duhet punuar në ndërprerjen e zinxhirit të vrasjeve të mëtejme në cilësinë e hakmarrjes.

Ashtu siç kishte punuar këto ditë Bashkësia Islame e Kosovës që me ndihmën e Zotit, sot u rrëqethëm me pamjen brenda Xhamisë në Mitrovicë, ku vëllai ia fali gjakun vëllait të tij shqiptar dhe musliman.

Allahu e shpërbleftë falësin e gjakut me të mirat e Tij të panumërta, dorasin e udhëzofë dhe muftiut Naim Tërnavës Zoti i dhëntë shëndet dhe lumturi për këtë ndërmjetësim tejet njerëzor!

Burimi:Iljasa Salihu