Eh kohë moj kohë e pakohë!
Ai që duhet të turpërohet nuk skuqet të paktën, kurse ai që duhet të ndjen të paktën keqardhje skuqet si shalqiri. Burri i botës e mashkull me nam, është i martuar me një grua dhe i mbërthyer me shumë dashnore, krenohet teksa gjendet në mesin e këtyre sorkadheve, edhe pse nëpër oda të ndejës hiqet si njeri me karakter të çeliktë e gosha shumë i shkon fjala. Madje po ky lloj burri kishte vendosur që moral dhe karakter të fortë të shiste e të shëmbëllente vetëm përpara gruas.
Romancë dhe tolerancë ndaj gruas kishte vendosur të kishte zero! Asnjëherë nuk i kishte thënë gruas së tij: “të dua shpirt, ti je jeta ime, ti je rrushja ime, ti je ëmbëlsira pa të cilën kripën do të pandehja si gjënë më të ëmbël në jetë, të kam zemër oj loçka ime, të kam kopshtaqe ku me ngazëllim kultivoj lulet më të mira të botës, buzët mi ke si qershi e të ngjashme”! Këtë vargan margaritarësh duket se e kishte rezervuar vetëm për sorkadhet, të cilat nuk e meritonin as shkronjën e parë të këtyre fjalëve të magjishme.
E sheh një të tillë, turpërohesh ti, ndërsa atij as që i bëhet vonë se e zure rastësisht me pelë për dore, edhe pse vetë kali ishte ky far “bukuroshi” që e zbukuronin vetëm paratë e majme!
Burimi:Iljasa Salihu