E shkel autobusi, i mbijeton mrekullisht! (VIDEO)


Një burrë në Ankara të Turqisë ka shpëtuar për mrekulli kur një autobus jashtë kontrolli e përplasi duke e vënë poshtë rrotave.
Në video mund të shihet momenti dramatik kur autobusi i cili po ecte mbrapsh ka përplasur këmbësorin dhe një mur rrethues me kangjella.
Kalimtarë të rastit nxituan për t’i ardhur në ndihmë burrit. Çuditërisht, megjithëse u shtyp mes autobusit dhe murit, burri arriti të shpëtojë me plagë të lehta.
Personi i aksidentuar, i cili kishte veshur në xhup të zi me kapuç u përplas nga një autobus të cilit i ishin prishur frenat, por fatmirësisht shpejtësia në momentin e përplasjes ishte vetëm 25 kilometra në orë.
Burri u dërgua menjëherë në spital për një kontroll të përgjithshëm dhe u lëshua vetëm disa minuta më vonë.