Dy policë i thyejnë krahun një 16 vjeçari (VIDEO)


Dy policë të qytezës së Rotterdam në New York janë filmuar nga kamera e një autobusi, ndërsa i thyejnë krahun një 16 vjeçari.
Pas disa minutash duke i kërkuar të riut Jacob Gocheski të zbresë nga autobusi, majde edhe duke e kërcënuar se mund të lëndohej nëse nuk do të bënte siç i kërkohëj, dy oficerët e policisë mundohen ta arrestojnë djalin, por njëri prej tyre nuk mjaftohet me kaq.
Pasi i kap krahun e majtë dhe ja vendos pas kurrizit, polici ia përthyen me forcë duke ia thyer. Zhurma mund edhe të dëgjohet në video.E gjitha skena u filmua nga kamera e autobusit i cili transporton nxënësit e shkollës.
Sipas të dhënave, 16 vjeçari vuante nga probleme mendore. Familja e tij tashmë ka hedhur në gjyq policinë e Albany duke kërkuar një dëmshpërblim prej 1 milionë dollarësh.Mbetet ende e paqartë se pse u nevojit që të riut t’i thyhej krahu për ta detyruar të zbriste nga autobusi, apo edhe arsyeja se pse iu kërkua të zbriste.