I KATËRTI: …eu, eu po qysh e pritëm këtë kohë rrenash, shpifjesh e intrigash, që veç shqiptarët dinë t’i bëjnë…
I DYTI: Për çka e ke fjalën, ej?
I KATËRTI: Unë shqip po flas, valla… Qysh me t’kallzue ndryshe. A po e sheh çfarë kohe erdhi dhe e pritëm?
I TRETI: Kohë të cilën kurrë nuk do ta kisha besu se do ta përjetoj…
I PARI: A u kujtohet Bllaca more?! Po shpejt e harruam! I harruam edhe fjalët: Vec t’na kthej Zoti edhe një herë n’Kosovë se të gjitha t’këqijat, hasmëritë në mes njëri-tjetrit do i lëmë. Do ta duam njëri-tjetrin, do të dimë ta bëjmë shtetin tonë e kemi me e habit botën…
I KATËRTI: Valla bash po habiten… A di çka m’tha një dajë i jemi që punon n’Gjermani? Me ba me lyp naj banesë shqiptari e me lyp punë diku, gjermani si po e merrte vesh se je shqiptar po ta mbyllte derën…
I DYTI: E valla vetë i kemi fajet. Vetë ia prishëm imazhin kësaj Kosove…
I KATËRTI: Valla unë jo… Ia prishën politikanët që s’po dinë tjetër veç qysh t’pasunohen, të bajnë pallate, xhipa e femra t’bukura…
I DYTI: Nuk e ke keq jo, po dëgjoj se filani u ba drejtor, se filan deputeti ka ble atë e atë, se filan ministri t’kryen punë për çka duash, se filan pushtetari pyetet e vendos për gjithçka…
I KATËRTI: Qy-qy, po ua merr mendja se pasurinë e Kosovës e kanë tapi nga baba…
I TRETI: Paj, zaten, qysh jemi edhe punët qashtu i kemi…
I PARI: Unë s’di në çfarë fushe i kemi punët mirë. Në shkolla katastrofë. E qon fëmijën n’shkollë e mund t’kthehet n’tabut! E kryen shkollimin e mbetesh rrugëve i papunë! Konkurron në një vend pune e s’ke shans me hy në punë pa pas naj t’njohur, naj lidhje ose pa pasur lekë… Keq n’shkolla, keq n’spitale, keq n’polici, keq kudo valla…
I KATËRTI: Konkurron për naj tender, s’ke shans me fitu pa ndonjë marrëveshje me ndonjë pushtetar…
I DYTI: Hej, a di çka m’tha nji shok jemi, i cili merret me transport t’mallnave nga Turqia. Në terminal të doganës ka 9 ditë që ia kanë ndalë dy shlipera dhe jo vetëm atij! Ka kohë që edhe të tjerëve po ua ndalkan për kontroll kinse…
I KATËRTI: Po ani de, çka ka t’keqe aty? Boll mirë…
I DYTI: Mirë se ua kontrollojnë mallin, por e keqja që ajo kontroll po zgjatka me ditë. E, çdo ditë qëndrimi aty paguhet 40 euro! Merre me mend sa leku fitohet aty, prej gjithë atyre kamionëve në pritje? Dhe, rrenë qoftë, por m’treguan se ministri Besim Beqaj qenka aksionar i atij terminali doganor!
I TRETI: Po cili prej jush para do dite e përmendi se vetëm qiraja e objektit ku është vendosur Dogana paguhet 30 mijë euro n’muaj, heeej…
I KATËRTI: Aiiii… A e lëmë këtë muhabet se çka s’del, e ma s’miri e porosisim edhe një turr çaja, e qohemi se na shkoi dita sen pa punu…

Gani Dili