Dashuria nuk kërkohet…

Dashuria nuk kërkohet,
ajo vjen atëherë kur nuk
mendon për të, atëherë
kur je i pastër shpirtërisht.

Dashuria nuk të lëndon kurrë,
nëse të lëndon nuk është dashuri,
ajo nuk është e ashpër,
lënduese apo hidhëruese.

Ajo është ndjenjë qetësie,
të fal paqe, besim dhe shpresë.
Të lejon të mbushësh thellë
me frymë pa patur frikë se
do të dalin lot.