Brenda vitit 2013 Policia e Italisë ka arrestuar 2500 persona të tjerë, ku gjysma prej tyre janë të huaj, mes tyre shumë shqiptarë
ITALI-Brenda vitit 2013 janë arrestuar 2500 persona, gjysma prej të cilëve janë të huaj, ku mbizotërojn dhe shumë shqiptarë. Ky është bilanci i bërë nga Policia e Italisë ditën e sotme, ku u analizua puna e bërë nga polica brenda një viti.
Policia italiane në bashkëpunim me Forcat Speciale kanë bërë të mundur arrestimin e 2500 personave, të cilët akuzohen për vjedhje shtëpish dhe objektesh publike, vjedhje mallrash, armëmbajtje pa leje, si dhe për lëndime personash, raporton "TM News".
Sipas policisë italiane, bandat më të rrezikshme kanë qenë ato të përbëra nga shqiptarët. Në shumicën e vjedhjeve të kryera nga shqiptarët, këta të fundit kanë ushtruar edhe dhunë ndaj personave që kanë gjetur në banesa. Të tjera banda të rrezikshme, sipas policisë italiane, janë ato rumune dhe bullgare, të cilat kanë karakteristika të njëjta më ato të klaneve mafioze.
/Shekulli Online/ E.B./






