Asnjëherë zullumi nuk del fitimtar

Asnjëherë zullumi nuk del fitimtar, çdo herë në histori zullumi ka dështuar dhe humbë, andaj fetarisht Allahu, i Lartmadhërishëm, i ka ndaluar zullumin Vetes së Tij dhe e ka bërë të ndaluar në mesin e njerëzve. Sidomos te shtetet me shtimin e zullumit e shpejtonë shkatërrimin e vet, sepse ato pa drejtësi nuk mund të kenë jetë. Siç na ka mësuar Imami i madh Ibën Tejmiu, rahimehullah, shumë shekuj më herët: "Allahu e ndihmon një shtet të drejtë edhe nëse është jo musliman dhe nuk e ndihmon një shtet musliman nëse është i padrejtë". Paramendoni nëse mbledhet në një shtet edhe mohimi i Allahut dhe fesë së Tij edhe zullumi e padrejtësia!?

Burimi:Bekir Halimi