E nisi varësinë e saj ndaj “bisturisë” që kur ishte 22 vjeç, moment kur ndërroi gjininë. Pastaj nuk u ndal më…
Fiksimi për një trup perfekt i ka kushtuar shtrenjtë Monique Allen, transeksuales që i është nënshtruar 200 operacioneve të kirurgjisë plastike, por që tani nuk arrin dot më as të ecë.
Monique, 58 vjeç, e nisi varësinë e saj ndaj “bisturisë” që kur ishte 22 vjeç, moment kur ndërroi gjininë. Nga atëherë nuk u ndal më. Por sot, rreth 12 litrat e silikonit që gjenden në trupin e saj, i kanë kaluar nëpër këmbë, duke e bërë praktikisht paralitike.
Plot 20 herë është operuar në hundë, 12 herë në gjoks, pa llogaritur ndërhyrjet e shumta edhe në buzë apo pjesët e tjera të fytyrës e trupit. Të gjitha i kanë kushtuar plot 200 mijë dollarë. Ajo tregon se është operuar nga disa prej mjekëve më të mirë të “Beverly Hills”, por edhe nga disa që ajo i gjykon si “kasapë?:, sepse i kanë shkaktuar shumë dëme. “Kam probleme me këmbët. Kam injektuar silikon, që ka arritur të filtrojë në arteriet e poshtme dhe tani nuk arrij më të ec”, deklaron Monique, e cila megjithatë vazhdon të përdorë edhe botoksin, për të mbetur e re.






