Xhihadistët shqiptarë rekrutojnë luftëtarë për Sirinë në Facebook

Grupe individësh që luftojnë në Siri po përdorin Facebook dhe YouTube për të rekrutuar luftëtarë për Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë, ISIS, një grup i asociuar me al Kaedën.

Besar Likmeta BIRN

Një faqe në Facebook, Krenaria Islame, e cila ka më shumë se 2,400 ndjekës, po poston fotografi dhe propagandë për llogari të shqiptarëve që raportohet se po luftojnë për ISIS në Siri.
Një fotografi e postuar, e parë ngë Balkan Insight tregon një dyzinë burrash të armatosur me maska të zeza me titullin “muhaxhedinët shqiptarë për Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë, me udhëheqësin e bataljonit të tyre Lavdrim Muhaxheri”.
Në një mesazh me video të filuar në Siri dhe të postuar në YouTube, Muhaxheri i bën thirrje muslimanëve të bashkohen në luftë për të themeluar një shtet islamik të bazuar te sharia.
“Vëllezër, ju këshilloj të mos qëndroni asnjë moment më shumë në shtëpitë tuaja, por të përgatiteni për udhëtimin drejt tokës së Shamit,” thotë ai.
“Ne falënderojmë Allahun që na mundësoi ne të bashkohemi me këta luanë nga e gjithë bota për të mbrojtur nderin e motrave tona myslimane,” shton ai.
Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, ISIS, u themelua në vitet e para të luftës së Irakut. Ajo i ofroi besnikërinë e vet al Kaedës më 2004 dhe u njoh si Al Kaeda në Irak.
Grupi që përbëhet nga disa organizata kryengritëse synon të themelojë një kalifat suni në Irak por e ka zgjeruar objektivin e vet për të përfshirë Sirinë.
Krenaria Islame paraqet gjithashtu video xhihadiste të përkthyera në shqip, lavdëron mujaxhidinët me prejardhje nga Shqipëria që kanë vdekur në Siri si poston video që sulmojnë demokracinë të të papajtueshme me Islamin.
Në postime të tjera, Krenaria Islame kritikon udhëheqësit e moderuar islamikë në Shqipëri dhe Kosovë, denoncon dialogun ndërfetar dhe dënon presidentin amerikan Barack Obama si dhe ish presidentin Bill Clinton.
Faqja ka bërë lavde edhe për Osama Bin Laden dhe Ebu Musab Al-Zarkaui.  “Allahu duhet të ketë më shumë burra si këta… o Allah, ne lutemi për vdekje si Osama,” shkruhet në një postim.

Related Posts: