Numri i lartë i vdekjeve të parakohshme në Rusi vijnë si pasojë e konsumit të madh të alkolit dhe në mënyrë të vecantë të vodkës. Përfundimet janë nxjerrë nga sondazhet më të fundit të realizuara në vend.
Studimet thonë se 25 për qind e meshkujve rusë ndërrojnë jetë para moshës 55 vjecare, dhe shkaku kryesor për këtë është alkoli.
Në Britaninë e madhe përqindja e vdekjeve për të njëjtën arsye është 7. arsyet e vdekjes kanë të bëjnë me sëmundjet e mëlcisë por dhe helmimi nga alkooli, ndërsa pjesa tjetër lidhjet me aksidentet nga shoferë në gjendje të dehur ose përleshje të cilat përfundojnë tragjikisht.
Kërkime nga qendra ruse për kancerin në Moskë, Universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe dhe Agjencia për kërkimet për kancerin të Organizatës Botërore të Shendetit, në Francë, kanë dalë në përfundime pasi kanë studiuar 151 mijë të rritur në tre qytete të mëdha ruse.
Gjatë kohës së studimeve 8 mijë prej tyre ndërruan jetë. Në vitin 1985 lideri sovjetikGorbacov kishte ndërprerë në mënyrë drastike prodhimin e vodkës në vend dhe nuk kishte lejuar shitjen e kësaj pijeje para orarit të drekës.
Rusia ka ndërmarrë masa më të ashpra për të kontrolluar konsumin e alkoolit në vitin 2006 duke përfshirë dhe rritjen e taksave si dhe duke kufizuar shitjen e pijeve.
Studiuesit shprehen se këto masa kanë ndikuar ndjeshëm në uljen e nivelit të vdekshmërisë si pasojë e konsumit të alkoolit. Gjysëm litër vodka në Rusi kushton rreth katër euro, ndërkohë që një pijanec i rregullt mund të konsumojë rreht 1 litër e gjysëm vodka në jave. Në vitin 2011, cdo i rritur rus konsumon një mesatare prej 13 litrash alkol të pastër cdo vit, nga të cota 8 litra janë sigurisht vodka.
Mosha mesatare e jetëgjatësisë së një mashkulli rus është vetëm deri në 64 vjec, në një kohë që masa më të ashpra për alkoolin dhe duhanin janë mëse të domosdoshme madje urgjente sipas studiusve. /abc/