Vitet dhe skijimi
Në vitin 2012 doja të shkoja në skijim, por nuk kisha kohë. Në vitin 2013 doja të shkoja në skijim, mbase kisha kohë, por më mungonin skijat. Ndërsa në vitin 2014, gjeta kohë dhe skija, por tani bora më mungon. Kështu e ka jeta, gjithherë të mungon ndonjë gjë, por nuk duhet dorëzuar. Kësisoj, në mëngjesin e hershëm do të rrëshqasim nëpër rrëpirat e pyllit të veshura me bar që sipër si një jorgan i leckosur i qëndron bryma!
Burimi:Iljasa Salihu