Video skandaloze: Kryeministri japonez rrihet nga kleriku


Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, para çdo vendimi të rëndësishëm parapëlqen të hajë dajak. Një video e postuar në internet shfaq skena të rrahjes të kryeministrit të njërit ndër shtetet më të zhvilluara në botë. Bëhet e ditur se Abe, para çdo vendimi të rëndësishëm shkon në tempullin që gjendet në kryeqytetin Tokio, për t'u rrahur nga kleriku i besimit Zen. Drejtuesi i këtij tempulli u ka thënë mediave se kryeministri përmes dajakut arrin të marrë vendime më të shëndosha! /SHENJA/