Vëzhgim – Erdogan: Ka përpjekje vrastare kundër stabilitetit të Turqisë

STAMBOLL, 4 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri turk, Recep Tayip Erdogan, qeveria islamiko-konservatore e të cilit po përballet me një skandal korrupsioni, ka denoncuar sot “një përpjekje vrastare që synon të ardhmen dhe stabilitetin e Turqisë”.

Përpara një plateje mbushur me intelektualë, shkrimtarë dhe gazetarë, shumica e të cilëve janë pro kauzës së tij, të mbledhur në Stamboll, Erdogani e mbrojti sërisht me forcë tezën e tij se po kryhet një komplot për t’i destabilizuar pushteitn.

“Ajo që kërkuan të na bënin, ishte një tentativë për vrasje kundrejt vullnetit kombëtar”, tha Erdogan në fjalimin e transmetuar edhe nga televizionet.

Kryeministri kritikoi kryesisht gjyqtarët, të cilët filluan një hetim për korrupsion që më 17 dhjetorin e kaluar, që preku një pjesë të mirë të kabinetit të tij, kryesisht fëmijët e ministrave dhe që shkaktoi ndryshime të thella në qeveri.

“Janë përpjekur që të shkaktojnë një grusht gjyqësore për Turqinë, por do t’i kundërvihemi këtij veprimi, këtij komploti të 17 dhjetorit që synon të ardhmen dhe stabilitetin e vendit tonë”, deklaron kryeministri turk.

Erdogani gjithashtu u shpreh se beson që Turqia do t’i kapërcejë vështirësitë aktuale duke premtuar se do të vazhdojë rrugën e reformave demokratike që ka ndërmarrë.

Qeveria, në pushtet që prej vitit 2002, po përplaset që prej dy javësh me një skandal korrupsioni që nxorri në pah një përleshje mes përkrahësve të Erdoganit dhe vëllazërisë të predikuesit mysliman Fethullah Gulen, i cili ka influencë shumë të madhe në polici dhe drejtësi./


/G.S/ a.jor.