Vdekja më afër se vetë fjala vdekje



Meqë e dimë se patjetër do të vdesim dhe nuk e dimë se kur do të vdesim, atëherë çdo pritje për përmirësim dhe pendim është një vetëmashtrim dhe një sorollatje e kotë, ngase ajo është më afër se këto shkronja që po i lexon ti i dashur lexues. Ndaj, ta kuptojmë fjalën vonesë sa nuk është bërë vonë. Vetëm atëherë nuk do të vonohemi për këndellje!

Burimi:Iljasa Salihu