Duke marrë shkas nga zhvillimet e fundit në Maqedoni, ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim me kreun e PDSH-së në Maqedoni, Menduh Thaçi, takimi që ëhstë zhvilluar në qytetin e Pogradecit.
Vetë Bushati ka shkruar në rrjetin social Twitter duke njoftuar për takimin dhe se për çfarë ishte biseduar, duke i bashkangjitur edhe një foto nga takimi postimit. “Ne Pogradec me Kryetarin e PDSH Menduh Thaci.
Biseduam per zhvillimet e fundit ne Maqedoni e rajon”,- shkruan Bushati në Tëitter. Mësohet se në takim është folur për çështjen e shumëdiskutuar të devijimit të lumit të Radikës, ku mësohet se Bushati ka pohuar angazhimin për të patur prioritet të politikës së jashtme të vendit tonë, çështjn “Radika” si dhe dialogun e konsultimet me të gjithë faktorin politik shqiptar në Maqedoni.
Gjithashtu, në fokus të takimit mësohettë ketë qenë edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit po ashtu edhe zhvillimet politike të fundit në Maqedoni. Ministri Bushati, ka shprehur gjatë drekës së punës me Thaçin se të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, duhen avancuar “si një faktor përcaktues për shtetndërtimin dhe rolin e tyre si një faktor stabiliteti”.