Burime partiake thonë për “Lajm” se në degën e BDI-së në Kërçovë që moti ekziston ndasi mes krahut enverist i udhëhequr nga Fazli Veliu dhe Fatmir Limani, dhe krahut djathtist i udhëhequr nga kryetari i komunës, Fatmir Dehari
Dekorimi i Enver Hoxhës nga ana e Shoqatës së Veteranëve të Luftës (SHVL-UÇK) të ish deputetit Fazli Veliut, ka shkaktuar tensione mes majtistëve, respektivisht enveristëve dhe djathtistëve të BDI-së në komunën e Kërçovës. Dekorata “post-hum” dedikuar ish diktatorit shqiptar, i është dhënë djalit të Enver Hoxhës, Ilir Hoxha, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit” nga ana e Fazli Veliut.
Mirëpo ky gjest ka shkaktuar revoltë te shumë mysafirë prezentë, në mesin e të cilëve edhe funksionarë të lartë të BDI-së, të cilët në shenjë revolte kanë lëshuar sallën.
Ky manifestim është bojkotuar edhe nga vetë kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari. Burime partiake thonë për “Lajm” se në degën e BDI-së në Kërçovë që moti ekziston ndasi mes krahut enverist i udhëhequr nga Fazli Veliu dhe Fatmir Limani, dhe krahut djathtist i udhëhequr nga kryetari i komunës, Fatmir Dehari.
Këtë e dëshmon edhe fakti se komuna e Kërçovës është distancuar nga prezenca e djalit të Enver Hoxhës në manifestimin “Flaka e Janarit”, distanim që është bë përmes një reagimi dërguar nga kryetari i këshillit komunal, Qamil Aliu.
Distancimi është bë pas reagimeve të ashpra, të përcjella edh eme sharje dhe ofendime nga ana e përfaqësuesve të diasporës, kundër dekorimit të ish diktatorit.
“Vëllezër e bashkëvendas të mi kudo që jeni në diasporë. Disa nga datat më të rëndësishme të historisë së kombit në i institucionalizuam për t'u dhënë manifestimeve peshën meritore dhe njëkohësisht të ngrejmë nivelin e institucionit komunë. Pikërisht komuna jonë mori përsipër të jetë bartëse edhe aktivitetit të 17 janarit pa përjashtuar aktivistët e tjerë që vite më parë merreshin me përgatitjet e shënimit të kësaj date. Solidarizohemi plotësisht me shqetësimin tuaj, por njëkohësisht, që të mos ketë huti e debate të kota mes shumëkujt, duhet t'jua bëj me dije se Ilir Hoxha nuk ishte i ftuari i komunës si institucion dhe as i Fatmir Deharit si nikoqir i këtij manifestimi. Për të qenë ironia edhe më e madhe, u hoq edhe pankarta e komunës që ishte promotor, finansues i këtij manifestimi”, thuhet në reagim.
Përse u zëvendësua skenari ynë me një tjetër të papranueshëm për ne dhe përse u imponuan të tjerët pa na përfillur, është çështje që në mos ata , koha gjithsesi do ta nxjerri në shesh, shtohet më tej.
“Sidoqoftë, ne nuk mund të harxhojmë energjinë e vlefshme për t'iu kundërpërgjigjur mllefit të vëllezërve tanë me gjuhen e pezmatimit. As e kemi ndër mend të zihemi me dikë që sillet në oborr tonin me mospërfillje, sepse gjykojmë që maturia jonë gjithmonë ka kthyer mbrapsht zërat e tensionuar tej mase. Në vëmendjen nuk mund ta shpërqendrojmë te polemikat e panevojshme, por te problemet e mëdha të komunës që janë grumbulluar sa një mal dhe presin zgjidhje prej nesh , por me përkrahjen tuaj që kurrë nuk na ka munguar. Sharjen që na e keni bërë, vëllezër të mi uskanas e konsiderojmë si shpërthim tuajin të çastit , por një vërejtje për ne që vazhdimisht na bën ta rishikojmë vetveten në formën më të ashpër vetkritike. Kini besim në udhëheqësit komunal që i zgjodhet, mos viktimizoni veten në lajmin e plasuar pa e konfirmuar saktësinë e tij. Presim bashkëpunimin tuaj të mëtejme, sepse jemi një trup. Nëse shihni një fije faji te ne, atëherë, sinqerisht ju kërkojmë falje”, theksohet në reagimin e komunës së Kërçovës. Kreu i BDI-së vjen nga Lëvizja Popoullore e Kosovës (LPK) e cila ka qenë e njohur për veprimtarinë e vet enveristo-marksiste-staliniste. Burime partiake thonë se ndasitë –majtistë-djathtistë nuk ekzistojnë vetëm në degën e Kërçovës, por edhe në disa degë tjera të BDI-së./Lajm






