Stuhi e madhe dëbore përfshinë SHBA (FOTO/VIDEO)


Një stuhi e madhe debore ka përfshirë pjesën verilindore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më të prekur nga kjo stuhi janë 22 shtete, ku jetojnë rreth 100 milionë persona. Në Boston dhe New England dëbora ka arritur në gjysme metri, ndërsa temperaturat janë të ulëta.
Për shembull, në Çikago të enjten temperaturat kanë qenë 20 gradë nën zero.
Guvernatorët e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit kanë shpallur gjendje emergjente dhe u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Në disa rajone janë mbyllur shkollat, ndërsa kompanitë ajrore kanë anuluar mbi 2 300 fluturime, para se të niste stuhia.










Related Posts: