Home »
» Shtëpia pushtohet nga “djalli”, ngjarje që të fusin frikën (Video)

Nuk bëhet fjalë për një film horror, por për një shtëpi në Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku asistentët socialë, kalimtarët dhe policët kanë dëshmuar ekzistencën e objekteve dhe episodeve të pashpjegueshme.
Në një raport zyrtar të firmosur nga katër persona, dy punonjës të shërbimeve sociale, një mjek dhe një infermiere, thuhet se një vajzë është parë teksa ecte përtej një muri, tamam si në filmat me fantazma. Shtëpia në fjalë banohej nga Latoya Ammons, e cila tërhoqi jo pak vëmendje, pasi gruaja pretendon se tre fëmijët e saj zotërohen nga “forca misterioze” dhe se vajza e saj 12 vjeçare ishte e “pushtuar”.
Edhe policët të cilët ndërhynë për të verifikuar, arritën në përfundimin se në atë shtëpi ndodhin vërtetë “gjëra të çuditshme”, aq sa një pjesë e tyre nuk arritën të qëndronin brenda shtëpisë, pas perëndimit.
Kjo situatë kishte nisur në nëntor të vitit 2011, periudhë në të cilën gruaja ishte transferuar bashkë me tre fëmijët e saj në shtëpinë e re. Zëra të çuditshëm, ecje nga nëntoka, gjurmë të këpucëve të lagura etj, janë disa nga episodet e regjistruara nga gruaja dhe nga shërbimet sociale.
Por gjatë 10 marsit të vitit 2012, ndodhi diçka edhe më e pabesueshme, Latoya gjatë një darke me miqtë, shkoi në dhomën e vajzës së saj 12 vjeçare dhe pa teksa e bija qëndronte në fluturim mbi krevatin e saj.
Siç shkruan “Indianapolis Star”, aktualisht tre fëmijët i janë besuar në kujdestari shërbimeve sociale, ndërsa edhe gruaja po trajtohet./a.y/noa