Shqiptarët me flamurin kombëtar pushtojnë majën e Andeve (VIDEO)


Flamuri ynë kombëtar valëvitet krenar në majën më të lartë të Andeve nga alpinisti Mateo Begeja!
Flamuri shqiptar valëvitet për të parën herë në Majën e Aconcaguas, maja më e lartë e Andeve, në 6962 metra mbi nivelin e detit, shkruan ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha teksa poston në Facebook edhe foto nga kjo ngjarje.
“19-vjeçari Mateo Begeja na nderoi perseri. Me 26 Janar 2014 ne oren 14:05 me oren lokale te Argjentines, alpinisti Mateo valeviti flamurin shqiptar ne majen e Aconcaguas ne lartesine 6962 metra, per here te pare ne historine e Alpinizmit Shqiptar”.
“Dy alpinistet Mateo Begeja dhe Florian Hackaj jane duke sakrifikuar qysh prej 18 ditesh jeten e tyre, larg shtepive e ne mot te veshtire, per te nderuar sportin, flamurin, kombin tone. Per fat te keq ne lartesine 6700 metra Florianit iu desh te kthehej per shkak te nje problem teknik, por Mateo vazhdoi ngjitjen heroike tejet te veshtire dhe arriti te ngreje flamurin shqiptar ne çatine e Andeve”.
Ky sukses i madh u arrit vetem 14 muaj pasi Mateo ne moshen 17 vjecare ngriti flamurin shqiptar ne çatine e botes, ne Everest, me rastin e 100-vjetorit te pavaresise se Shqiperise ne nje rast unikal qe te ngjiten babe e bir ne te njejten ekspedite.