Sipas rezultateve të kërkimeve të indeksuara në Scopus, baza më e madhe e të dhënave në botë, Europa bashkërisht prodhon më shumë kërkim shkencor sesa ShBA-ja vetëm, e cila qëndron si kombi më prodhimtar në fushën e kërkimit. Dhe sipas një raporti të botuar së fundmi mbi bashkëpunimin e kërkimit europian dhe atij amerikan hendeku po rritet në favor të Europës.
Vetëm 12 për qind e artikujve europianë, të listuar në bazën e të dhënave në Scopus në vitin 2011 kishin vetëm një
autor. Ndërsa 23 për qind përfshinin artikuj me bashkautorë jo-europianë, i cili ka qenë edhe lloji me rritjen më të shpejtë të bashkëpunimi, shton raporti “ Bashkëpunimi krahasues i kërkimit europian me atë amerikan dhe mobiliteti i kërkimit”. Raporti ka zbuluar se 57 për qind, e punimeve kërkimore europiane janë shkruar nga autorë me bashkëpunëtorë jashtë institucioneve të tyre.
Në Europë duket se Britania e Madhe dhe Gjermania janë vendet më bashkëpunuese, duke prodhuar së bashku rreth 42 mijë kërkime mes 2007-ës dhe 2011-ës.
Gjithsesi , një indikator i fuqisë së lidhjeve bashkëpunuese që përshtaten për vëllimin total të kërkimit sugjeron se vlerat kulturore të përbashkëta dhe vendndodhja mbeten faktorët kyç, me Gjermaninë, Zvicrën, Sllovakinë dhe Republikën Çeke apo Suedinë dhe Danimarkën që përbëjnë kombinimet më domethënëse të bashkëpunimit.
Studimi
Ekipi që përgatiti raportin u fokusua në nivelin në të cilin bashkëpunimi kërkimor dhe mobiliteti i kërkuesve aktualisht ndryshonte mes Europës dhe ShBA-së, bazuar në analizën e të dhënave të publikuara në Scopus. Krahasimi është bërë duke eksploruar nivelin e bashkëpunimit të akademikëve në punët kërkimore dhe sasinë e mobilitetit të kërkuesve brenda Europës apo brenda ShBA-së dhe jashtë, bazuar nga njohjet e autorëve.
Në veçanti, jemi të interesuar nëse do të ketë më shumë bashkëpunim midis vendeve në Europë si edhe mes shteteve në ShBA” –thonë autorët e studimit –“ Si studim i parë i këtij lloji ky raport shërben si një etapë prej së cilës mund të krahasojmë bashkëpunime të tilla në të ardhmen”.
Bashkëpunimi kërkimor ndryshon mes Europës dhe ShBA-së
Kërkuesit në Amerikë kanë më shume gjasa të punojnë me kolegë jashtë ShBA-së sesa kërkuesit europianë për të punuar me kolegë jashtë Europës, thotë raporti. Por thuhet se përfitimet e bashkëpunimit jashtë rajonit të tyre janë proporcionalisht më të mëdha për europianët sesa për kërkuesit amerikanë.
“Studime të tjera kanë treguar se vendet kërkuese përfitojnë nga kërkimi bashkëpunues në veçanti nga bashkëpunimet ndërkombëtare sepse rezultojnë në ndikim më të lartë citimesh ai edhe një matje cilësore e artikujve të kërkimit” citon raporti.
Kërkuesit në “Science Europe ” dhe gjiganti i botimeve me bazë në Amsterdam “Elsevier” përgatitën një raport prej 50 faqesh, i cili tregon se si Europa ashtu edhe ShBA kanë përjetuar rritje të qëndrueshme në kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit që prej vitit 2003.
Bashkëpunimi ndër-shtetëror në Europë ka treguar një rritje prej pak më shumë se 11 përqind në 2003-shin në 13 për qind të artikujve në 2011, duke e krahasuar me nivelet e rënies kohët e fundit në bashkëpunimin analog ndër-shtetëror në ShBA me 16% të artikujve në 2011-ën.
“Europa dhe ShBA bashkërisht kanë përfaqësuar vendet më shkencore në botë. Europa është shtëpia e 1.64 milionë kërkuesve, ndërsa numri në ShBA i qaset 1.47 milionëve”,- shton raporti.
Thuhet se një shqetësim i përbashkët i bërë me zë nga disa grupe në Europë është se ka më pak bashkëpunim mes kërkuesve nëpër kontinent sesa mund të gjendet gjetkë.
“ShBA mbahet shpesh si një shembull ku kërkuesit bashkëpunojmë më lirshëm sesa në Europë. Ka shqetësime se kërkuesit mund të jenë më pak të lëvizshëm mes Europës dhe ka më pak gjasa të bashkëpunosh me ta”. Megjithëse ka shumë arsye kulturore, gjuhësore dhe ligjore pse pritet të jetë kështu, raporti thotë se deri në këtë pikë asnjë punim i krahasuar nuk e kishte eksploruar zgjerimin në të cilin bashkëpunimi kërkimor dhe mobiliteti i kërkuesve aktualisht ndryshonte mes Europës dhe ShBA-së.
Gjetje të tjera
Në terma të vëllimit absolut të rezultateve të kërkimeve ( artikuj, recesione dhe punime konferencash të indeksuara në Scopus), Europa bashkërisht prodhon më shumë sesa ShBA-ja vetëm, e cila qëndron si kombi më prodhimtar në fushën e kërkimit”, –thonë autorët e raportit.
Dhe hendeku po rritet. Në 211-ën Europa prodhonte 33.4 për qind të rezultateve të kërkimore, ndërsa ShBA llogariste 23.4 përqind. “Ne i ndajmë punimet në 5 kategori: autor i vetëm; ato të përfshira në bashkëpunime mes autorëve të një institucioni të vetëm; bashkëpunim brenda një vendi të vetëm; Europa apo ShBA; bashkëpunime mes vendeve në Europë dhe shteteve të ShBA-së dhe bashkëpunime të përfshira të paktën me një kërkues ose jashtë Europës ose jashtë ShBA-së. “Kemi zbuluar se bashkëpunimi ndërshtetëror në Europë llogaritej me 13 për qind të punimeve në 2011-ën, ndërsa ai ndërshtetëror në ShBA llogaritej me 16 për qind. Gjithashtu kjo diferencë e vogël po zhduket – përqindja është rritur me më shumë se dy pikë nga 2003-shi në 2011-ën në Europë, ndërsa në ShBA ka rënë lehtë gjatë kësaj periudhe. Kjo tregon se mekanizmat kombëtare dhe ato në nivel europian për të inkurajuar bashkëpunimin ndër shtetëror në Europë duket se po funksionon. Ashtu siç mund të presim, ka një variacion të konsiderueshëm disiplinash”. Raporti thotë se ndërkohë që strukturat e bashkëpunimit mes vendeve europianë ngjajnë me ato të shteteve të Amerikës është e qartë se migracioni institucional i kërkuesve mes vendeve të ndryshëm brenda Europës është shumë më i rrallë sesa migracioni mes shteteve në ShBA. Autorët e studimit kanë zbuluar fakte se kërkuesit europianë dhe ata amerikanë kanë tendenca të bashkëpunojmë me kërkues të vendeve të vogla si Shqipëria apo Maqedonia, edhe pse kjo nuk përmirëson ndikimin e citimeve për këto vende. Zëdhënësi i Elsevier, Nick Fowler ka thënë se mobiliteti dhe bashkëpunimi janë mekanizma kyç për rritjen e efikasitetit të kërkimit.
Profesor Paul Boyle, president i “Science Europe” (rrjetit prej 53 organizatash kërkimore të 27 shteteve me një fond prej 300 miliardë eurosh në vit) është shprehur se zbulimet kanë siguruar një kuptim të statusit aktual të bashkëpunimit dhe mobiliteti të komuniteteve kërkimore dhe mund të shërbejnë si bazë për drejtimin e pikave efektive.