Shet restorantin e tij, ndihmon kamarieren me tumor (VIDEO)


Pronari i një restoranti në Teksas ka vendosur të shesë biznesin e tij, për të përballuar operacionin e kamerieres së tij, e cila vuan nga tumori në tru.
Adoleshentja Brittany Mathis, 19 vjeç u diagnostikua me një tumor, që kishte madhësinë e një topi ping-pongu dhe nuk kishte sigurim shëndetësor për të ta përballuar operacionin.
Menaxheri Michael De Beyer tha për “Courier” se do të shesë restorantin “Kaiserhof”, të cilën ai e ka drejtuar për 15 vjet, nëse do të duhet të ndihmojë 19-vjeçaren.
“Unë nuk mund të jetoj me veten time, unë kurrë nuk do të jem i lumtur vetëm nga fitimi i parave nga restoranti im, duke e ditur se ajo ka nevojë për ndihmë”.

Nëna e Brittany-t, Barbara Mathis, e cili gjithashtu punon në restorant e quajti menaxherin një “bekim” të familjes së tyre.