Shefqet Krasniqi thirrje për konvertime nga katolik në mysliman!


Për 2 % muhaxhedinë shqiptarë, po i rrezikohen vlerat e 98 % të popullatës shqiptare me çka pa përgjegjësi nuk mund të mbesin as qeveritë aktuale në Shqipëri dhe Kosovë. Veprimet e përbashkëta të autoriteteve osmane, greke dhe sllave që patën kundër gjuhës dhe kulturës shqiptare, sikur i kanë zëvendësuar "osmanlinjtë e ri shqiptarë", që shkuan të studiojnë në vendet arabe si në Siri, në Iran, në Irak dhe Turqi e vende tjera për teologji. U indoktrinuan në kulturën dhe fenë e tyre me ligje dhe zakone sipas sheriatit, të cilin po mundohen ta futin tek populli shqiptar me një kulturë të lartë evropiane!!!... -Shefqet Krasniqi nuk ka të ndalur në shthurjen e kombit shqiptar. Ky hoxhë në çdo ligjëratë të tij, në çdo tubim mbjell urrejtje ndër njerëzore (ndër shqiptare). Ky hoxhë në vend se të jetë një njeri i shenjtë, i nderuar për çka përcaktohen klerikët fetar për t'u shërbyer besimtarëve të vet, në edukatë, në ngritjen e dijes, në dashuri ndaj njeri tjetrin etj. vepron në të kundërtën. (Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i në diasporë dhe Kosovë)