Seks-skandali trondit koalicionin VMRO-DPMNE – BDI?!


Duket se një aferë e madhe dashurie në të cilën janë të involvuar dy anëtarë të spikatur të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së ka gjasa të trondit koalicionin qeverisës aktual në Maqedoni, mëson portali “Libertas” nga burime të besueshme. transmeton Alamkos
Bëhet fjalë për një burrë e një grua emrat e të cilëve për arsye të kuptueshme nuk i publikon portali në fjalë, që aktualisht janë në funksione të larta partiake dhe qeveritare.
Dashuria në mes tyre ka lindur nga një udhëtim i përbashkët para një viti, dhe që zgjat edhe sot e kësaj dite me të njejtin intenzitet.
Jozyrtarisht, të dy liderët Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kohët e fundit janë paralajmëruar se lidhja mes funskionarëve të tyre mund të shfaqet para opinionit, dhe se me këtë seriozisht do të tronditej koalicioni VMRO-DPMNE – BDI.
“Libertas” shkruan se të dashurarit, secili veç e veç do të thirren nga shefat e tyre partiak, ngase ekziston frika se seks-skandali nëse rrjedh në opinionin e gjerë mund të ndikoj në rejtingun e partive në zgjedhjet parlamentare