Shkollë, nxënës, plazh, shpërthime, gjak…Këto janë elementet kyç të një reklame që ka ngjallur debat, ku shumë njerëz ndajnë mendime të ndryshme rreth saj.
Bëhet fjalë për një reklamë nga findacioni ‘Mëso Për Jetën’ në Australinë Perëndimore. Synimi i kësaj reklame është që t’i bëjë nxënësit të qëndrojnë në shkollë dhe mos të largohen nga orët e mësimit.
Në reklamë janë disa adoleshentë, të cilët braktisën mësimin dhe u larguan për në plazh. Gjithçka ishte në rregull, kur papritur trupat e tyre filluan të shpërthenin.
Arsyeja pse trupat e adoleshëntëve filluan të shpërthenin është se ata ishin futur në një zonë të minuar me eksplozivë.
Në fund, mesazhi i reklamës është: ‘Kjo është ajo që ju ndodh kur largoheni, qëndroni në shkollë’.
Kujdes pamjet janë shqetësusese dhe të rënda. Nuk preferohet për publik të ndjeshëm dhe nën moshën +18






