Reagon Ermira Mehmeti për “seks skandalin”


Deputetja e BDI-së, Ermira Mehmetit ka reaguar ashpër në faqen e saj zyrtare në Facebook për lajmin e “sex skandalit” ku u perfshi emri i saj. Ajo  ka shprehur mllefin ndaj disa mediave dhe portaleve maqedonase si dhe ato shqiptare duke ju thënë se  të gjithë rratë në grackë të një gazetari i cili ne secilin emision që ka bërë ka ofenduar dhe fyer shqiptarë.
Më poshtë po ju sjellim edhe reagimin e plotë të Ermira Mehmetit.
“Eh shqiptare more shqiptare te mjere. Rate ne gracken e nje te veteshpalluri gazetar i cili ne secilin emision qe ka bere ka ofenduar dhe fyer shqiptaret!  Aq kollaj e besuat nje megafon propagandistik qe ne logjiken e tij emotive e psikologjike ka vetem luften kunder shqiptareve?!
Por, le t’u sherbejne per nder te gjitha fjalet dhe kualifikimet qe me keni bere, ne vecanti juve te nderuara femra. Une, personalisht, nuk do ja deshiroja t’i ndodhte kjo gje askujt, biles as rivaleve politike. Por, nuk jemi te gjithe njesoj, apo jo?! Ju deshiroj te gjitheve nje dite te mbare dhe vazhdoni te me ofendoni. Kjo le t’i sherbeje vetem ndergjegjes tuaj qe thirret aq shume ne vlerat dhe traditat e kombit shqiptar”, shkruan Ermira Mehmeti në Facebook.