Marrë me shkurtime nga The Guardian
Fotografia nga: Bahman Shahbazi për Tasnim News
Kur mësuesi iranian Ali Mohammadian vuri re se një nga nxënësit e tij tallej për shkak se ishte qeros si rezultat i një sëmundje të rrallë dhe misterioze, ai vendosi të bënte një akt solidariteti dhe të rruante kokën e tij. Në pak kohë e gjithë kalasa rruajti kokën dhe tallja me nxënësin me probleme mbaroi aty. Tani Mohammadian i cili jep mësim në një shkollë fillore në Marivan, një qytet Kurs në perëndim të Iranit është bërë hero kombëtar. Presidenti Hassan Rouhani e ka falenderuar, qeveria ka ofruar ndihmë për fëmijën dhe kurimin e tij dhe historia është bërë e njohur në të gjithë vendin.
“Jam i gëzuar që kjo ka prekur shumë zemra dhe që njerëzit reaguan pozitivisht,” i tha mësuesi 45-vjeçar gazetës “The Guardian” me telefon nga Marivan. “Tani të gjithë në shkollë duan të qethin kokën.” Më herët këtë muaj, Mohammadian postou një foto të tij dhe të 8-vjeçarit Mahan Rahimi në Facebook. “Kokat tona janë të ndjeshme ndaj flokëve,” shkroi ai në mbështetje të studentit të tij. “Mahan u mbyll në vetëvete pasi mbeti qeros, buzëqeshja u zhduk nga fytyra e tij dhe unë isha i shqetësuar për rezultatet e tij në klasë. Ja përse vendosa të rruaj kokën time dhe ta kthej atë sërish në rrugë,” thotë mësuesi.
Postimi i Mohammadian në Facebook kapi shumë shpejt vëmendjen e qindra përdoruesve të internetit në Iran. “Kur hyra sërish në Facebook ditën tjetër, numri i atyre që kishin pëlqyer dhe shpërndarë foton ishte i pabesueshëm,” thotë ai.
Media në Iran intervistoi menjëherë mësuesin dhe më pas mënistri i edukimit Ali Asghar Fani shumë shpejt i ftoi në Teheran për një falenderim formal, ndërsa guvernatori i provincës Kurdistan, Abdolmohammad Zahedi, i priti për tu përcjellë mesazhin e presidentit. Në pak ditë 23 nxënësit e tjerë të Mohammadianit rruan kokën gjithashtu të frymëzuar prej mësuesit të tyre. “U thashë të prisnin deri sa të kalonte dimri dhe koha e ftohtë, por kur u ktheva nga Teherani ata të gjithë ishin rruar. Kur shkova këtë të shtunë në klasë të gjithë ishin tullacë.”
Ndërkohë edhe nxënësi me sëmundje të mistershme po përfiton nga kjo. Ministria e Shëndetësisë është angazhuar të zbulojë problemin e tij dhe kanë dërguar provëza për analizim edhe në Gjermani për të mësuar diagnozën. “Shokët e klasës së Mahan që prej asaj dite e përkrahin atë dhe ai po buzëqesh sërish,” tha mësuesi. Mohammadian ka 23 vjet që jep mësim dhe ka dy vajza dhe një djalë. “Në vende si Siria dhe Iraku apo Sudani fëmijët po vriten çdo ditë dhe në vende si Pakistani apo India puna e fëmijëve është e përhapur. Jam tmerrësisht i shqetësuar për situatën horror që këta fëmijë vuajnë çdo ditë.”/mapo






