Një police në New York ka tërhequr vëmendjen e njerëzve me aftësitë e saj për të komanduar trafikun, duke vallëzuar. Mentoria Hutchinson ka përvojë 35-vjeçare në punën e saj, edhe pse puna që bën është stresuese, ajo arrin që ta bëjë në një mënyrë argëtuese.
Në fillim të karrierës së saj, 62-vjeçarja ka pësuar dy aksidente gjatë komandimit të trafikut dhe ka pësuar lëndime serioze. Prandaj, kur është kthyer sërish në punë pas aksidenteve, kishte filluar të vallëzojë për të shmangur frikën. “Njerëzit më duan. Thonë se i bëj të gëzuar. Sepse dikush që vallëzon nuk mund të jetë i hidhëruar”, ka thënë Mentoria.






