Marcey Haw është një piktore amerikane nga California, e cila për të pikturuar nuk përdor penela, por gjokset e saj.
Haw i mbush me ngjyra gjokset e saj, në kënde të ndryshme dhe forma të ndryshme, duke krijuar piktura abstrakte, piktura të cilat shiten për çmime nga 300 deri në 500 sterlina. Ajo ka një “dyqan” online nëpërmjet të cilit shet dhe dërgon krijimet e saj në të gjithë botën.
Nga pikturat e saj janë tërhequr klientë të rrallë, si Hugh Hefner, themelues i Playboy dhe Russell Brand.
Po ashtu shumë nga krijimet dhurohen për bamirësi, për të mbështetur luftën kundër kancerit të gjirit.
Në një intervistë të saj artistja shprehet se teknika më e përdorur është Tittie Twerk, që përkon me mbushjen me ngjyra të telajos në mënyrë rastësore dhe përpunimin me gjokse gjatë kohës që boja është ende e njomë.
“Arti im është i destinuar të jetë intim, erotik, eksplorues dhe unik, natyrisht me fantazi brenda”, shprehet Marcey.






