Një nëntë-vjeçar i dehur mburret se ka thithur marihuanë pasi pohoi se ka pirë 18 kanaqe me uiski dhe kola, në një video që është postuar sot në internet.
Videoja e filmuar në një park në Zelandën e Re, fillimisht shfaqë të miturin duke qëndruar i mbështetur për muri derisa në dorë mban kanaqen me 7 për qind alkool.
Kur intervistuesi pyet se përse pi alkool, një vajzë që qëndron më tutje thotë se “i lejohet” para se të thoshte se pijet i janë dhënë nga tezja e tij që jeton aty afër.
Aty qëndron pak minuta para se djaloshi të ulej së bashku me një grup të rinjsh. Por, intervistuesi e ndjek atë dhe e pyet se sa kanaqe ka pirë atë ditë, ndërsa ai i përgjigjet për 18.
Kur djaloshi që po incizonte e pyet se tezja e tij mund të futet në burg për dhënien e alkoolit, djaloshi e lut atë që të mos i tregojë policisë. Ndërsa, një person prapa kamerave përmend thithjen e kanabisit, djaloshi thotë: “Unë kam pirë kanabis”.
Të tjerët që qëndronin pranë tij, nuk ishin fare të shqetësuar me gjendjen e tmerrshme të djaloshit, duke thënë se ai ka pirë alkool për shumë kohë.
Pasi intervistuesi këshillon se ai mund të vdiste nga alkooli, dikush i përgjigjet: “Duket i vdekur ai?”.
Më vonë, kur arriti policia, djaloshi ishte zhdukur, por ata e gjetën më vonë.






