Nxënëset serbe nga Vranja e Serbisë, ‘shiten’ për 10 euro ose për një palë xhinse

Pjesa jugure se Serbisë, aq shumë është futur në skamje dhe paperspektivë, saqë janë shpeshtuar rastet kur vajzat e reja (nxënëse) kërkojnë dalje nga kjo situatë, nëpërmjet “përfitimit të lehtë”. Papunësia dhe rrogat në lartësi prej vetëm disa dhjetra eurosh, kanë sjellë vajzat e reja në situatë sa për 10 euro, ato të shesin trupin e tyre (për shërbime seksuale) ose eventualisht për një palë xhinsa (farmerka)! “Jam cmendur kur më tha se me cfarë merret. Jemi shoqëruar gjatë shkollës dhe pas shkollës, por jo gjithmonë. Bëjmë shaka gjatë pushimeve në shkollë, frekuentojmë kafeteritë e njëjëta, dhe kjo është e tëra”, ka thëtë N. A., për lajmet serbisht.
Në botën e prostitucionit atë e ka tërhequr shoqja e saj e shkollës. Ishin disa tjera (vajza të reja) që merreshin me prostitucion. “Ata kishin parë se unë jam shumë e dëshpruar nga jeta dhe nuk kam asnjë lekë në xhep, me pantollona të vjetëruara të blera lirë në treg, me xhubë të vjetruar. Dinin pothuajse gjithcka për mua dhe pëlqenin tipin tim. Nuk e dija se janë edhe narkomane”, ka rrëfyer P.F.
Vajzën e re, shoqet e saja me anë të makinës (taksi) e dërguan në Preshevë. Ajo shkoi me një shqiptar të ri, nga i cili përfitoi 30 euro dhe një palë xhinsa. U kthye nga Presheva shumë e lumtur. Sot mjekohet (kurohet) nga droga dhe jeta e vështirë.
Vajza e re P.F., nuk është rast i vetëm. Shitja e trupit ka marrë hov, gjë për të cilën në lajme foli edhe një burim anonim i njohur për policinë serbe:
“Me herët kishte bastisje, me c’rast kapeshin shumë persona në Preshevë, Tërnoc, nëpër kafene dhe fshatrat përreth. Janë njoftuar edhe prindërit, kishte shumë skena jo të mira me këtë rast. Një pjesë e madhe e tyre nuk besonin se fëmijët e tyre bëjnë të tilla gjëra, prandaj kërcënonin inspektorët e policisë, se do t’i padisin”, u shpreh burimi anonim i policisë. Kur me një rast, njërin nga përindërit e pyetën se: Prej nga vajza e tij kishte aq shumë unaza ari në gishtrinj, ai i qetë u përgjigj: “Ia ka blerë i dashuri”!
Një pjesë e madhe e atyre vajzave të reja, rrjedhin nga familjet me marrëdhënie të paqëndrueshme bashkëshortore. Shkolla, sipas tij, për vajzat në fjalë është vetëmn një stacion tranzit në jetën e tyre.

Prostitucioni dhe drogimi, është karakteristikë për qytetin e Vranjës (qytet në jug të Serbisë, afër Bujanocit dhe Preshevës). “Rrëfente një shoqe, se në një shtëpi prapa shkollës, kanë qenë 20 vajza të cilat aty kishin kaluar 7 ditë bashkë. Drogoheshin, nuk dihej se cila ishte me cilin, kush hynte e kush po dilte Një njeri, kryesor, kontrollonte gjithcka. Prindërit, mungesën e saj në shtëpi, e kishin paraqitur ne polici, por megjithatë nuk e kishin gjetur. Vetë ajo ishte kthyer në shtëpi, në gjendje pothuajse gjysmë të vdekur. Në menyrë mjeshtrore, vajzat mungesën në shtëpi e fshehin nga prindërit. Disa prej tyre gjithcka bëjnë në mënyrë të shpejtë dhe të pavërejtshme për një ditë. Nisen për në shkollë, marrin taksin dhe direkt për në Preshevë. Kryejnë ‘punë’ dhe ora 21:00 kthehen prapë në shtëpi, të lodhura shumë: ‘Sot kishim tetë orë dhe mësim shtesë’, dhe ikin në shtrat. Prindërit për këtë “lodhje”, shajnë profesorët”, rrëfen nxënësi N.A./Avaz/