Norvegjia kërkon punëtorë, rroga 4500 euro

Norvegjia ka nevojë për inxhinierë, mësues, infermierë, shofer autobusësh, kamarierë dhe kuzhinerë dhe që ofron pagë prej 4500 euro në muaj, thuhet në raportin e Zyrës Evropiane për Punësim ( EURES ).
Sipas raportit EURES, ky vend skandinav ka mungesë të ekspertëve kryesore edhe atë si mekanikë, elektronikë dhe hidraulikë. Poashtu kërkohet edhe edukatorë për të punuar me fëmijët parashkollor, psikologë dhe shoferë të taksive, shkruajnë mediat rajonale, raporton TetovaSot.com.
Kompanitë në Norvegji të cilët për momentin kërkojnë inxhinierë dhe ekspertë nga fushat e ndryshme, ndër të tjera janë: “Aker”, “Solutions” , “KMF Technologies”, “Statoil”, “National Oilwell Varco”, “Kvaerner”, “Kongsberg Gruppen”, “AIBEL”, “ROXAR” dhe “Fabricom”.
Raporti EURES thekson se qëndrimi në Norvegji kërkon regjistrimin për leje qëndrimi për një periudhë prej tre muajsh në stacionin e policisë lokale në vend. I huaji mund të qëndrojë në Norvegji për gjashtë muaj, teksa kërkon punë .
Studimet tregojnë se kushtet e punës në Norvegji janë në mesin e më të mirëve dhe më humane në botë. Punëtorëve mund të lidhin një kontratë me shkrim që përfshin tre deri gjashtë muaj prove para nënshkrimit të kontratave afatgjata.
Paga paguhet në muaj, ndërkohë që punonjësit do të punojnë 37,5 orë në javë dhe 7,5 orë në ditë pune dhe jo më shumë se 40 orë në javë, shkruan Anadolija.

Punonjësit mesatarisht kanë 25 ditë pushimin vjetor, ndërsa për të gjithë ata mbi moshën 30 vjeçare kanë 30 ditë pushim vjetor e cila është paguhet.