Një ndodhi me rëndësi e Muhamed ibn Sijrin

Një ndodhi me rëndësi e Muhamed ibn Sijrin, i cili ishte një nga dijetarët po edhe pasanikët e dalluar të brezit të Tabiineve. Muhamed ibn Sijrini ishte një pasanik i madh, saqë thuhet se kishte mbi 600 fuçi me mjaltë. Një ditë një mi kishte hyrë në njërën fuçi të mjaltës, ndërsa dispozita islame lidhur me këtë çështje është se: nëse miu hyn në një gjë të lëngshme, duhet nxjerur miun dhe hudhur gjithë atë në të cilën ka rënë, ndërsa nëse miu hyn në një gjë të ngurtë, ateherë sipas dispozitave islame duhet larguar miu dhe një pjesë nga vendi ku ka qenë miu. Por pasi që njerëzit kishin larguar miun kishin haruar se në cilën fuçi ka qenë miu. Imam Muhamed ibn Sijrini kishte urdhëruar që të derdhen të gjitha fuçitë me mjaltë. Kjo shkaktoi humbje të madhe për të po edhe për shumë tregtarë të tjerë. Disa nga njerëzit kërkuan nga ai që të rishikonte qëndrimin e tij për shkak të humbjes së madhe, por ai refuzoi dhe nuk pranoi që të takonte Allahun Fuqiplotë me shub' he apo dyshim dhe shtoi: Kjo për mua është një dënim të cilin jam duke e pritur katërdhjetë vite me radhë për shkak të një mëkati. E pyeten se cili ishte ai mëkat? Ai tha: njëherë e nënçmova një njeri dhe i thash: O fukara. Subhanall-llah, Muhamed ibn Sijrini e priste dënimin për mëkatin që e kishte bërë para katërdhjetë viteve, ndërsa ne jemi në siguri për mekatet që i bëjmë pandërprerë.

Burimi:Hoxhë Rufat ef Sherifi