Mundësisht mos të ankohemi për varfëri. Zdritja e qiellit mu në mes të natës dëshmoi se shqiptarët për pikë qejfi dhe për të fituar ca harame dogjën me mijëra euro e ndotën ngjeshur mjedisin. Jemi prej popujve të rrallë që aty qajmë dhe sa ora ia japim qeshjes. Aty brengosemi për të varfërit dhe pas pak ia japim shpërdorimit financiar. Aty brengosemi për të burgosurit e pafajshëm dhe menjëherë ia japim vallës duke e dëgjuar këngën e mjerimit. Jemi dëshmi të asaj se jemi ekspert të dëmtimit të vetë qenies sonë.
Iljasa Salihu





