Misteri i fundit i Titanic-ut

Nga Rami Miftar Laçi


Që nga viti 1940 dhe deri në vdekjen e saj, Helen Kramer na siguronte për Loraine Allison , megjithatë, analiza e ADN-së në fund të fundit, zbuloi tentativat e rrejshme...

Helen Kramer u demaskua plotësisht shum
ë vjet pas vdekjes por kjo edhe nuk është më karakteristikja e kësaj historie. Ajo që nga viti 1940 e gjer në largimin për në amshim, pohonte të jetë Loraine Allison, vajza dy vjeçare që udhëtonte me prindërit e pasur dhe vëllain e vogël për në New York e pastaj për në Kanada. 102 vite pas fundosjes së Titanic-ut, misteri “i fundit” mori fund.

ADN-ja sqaron pa mëdyshje se pasagjerja e vogël, kufoma e së cilës nuk u gjet asnjëherë (ja ky mister mbetet disi pazbërthyer,) nuk është dhe nuk mund të jetë zonja Helen Kramer. I vetmi që shpëtoi nga familja katër anëtarëshe ishte vëllai i Loraine-s, të cilin në ato momente kritike e kishte në krahë njëra nga kujdestaret e tij.

Mirëpo, pas 25 vjetësh, gjegjësisht më 1940, Helen Kramer nisi të dëshmojë se ajo ishte Loraine nga Titanic-u. Ajo vazhdoi tentativën e saj edhe pse pasardhësit e familjes Allison e këshilluan të heq dorë nga këto marrëzira. Dëshmitë e të mbijetuarëve ishin në favor të Allisonëve. Ata deklaruan se familja në çastet e fundosjes së anijes ishte në bord. Kufoma e z. Allison-it u gjet dhe kjo disi zbërthente një pjesë të misterit.

Dhe pas 102 vjetësh, në një takim të rastit që i ngjau, zonjësTracy Oost, patologe dhe studiuese në Universitetin e Sudbury-t, në Kanadë, ajo tregon: " Unë isha për pushime me familjen time në Ontario, kur banorët e rinj të shtëpisë, Allison-ët, më thanë se ata ishin në kërkim të ndonjë shkencëtari i cili mund të kujdeset për një çështje të tyre."

Me ndihmën e bijve të dy familjeve, shkencëtarja mbërrini të kryen testin dhe kështu të përfundojë shpresat e familjes Kramer ...: "Familja Allison tani është e kënaqur. Deklarata të tilla si të zonjës Kramer mund të hapin plagë të dhimbshme, edhe pse shumë breza kanë lindur në ndërkohë ", u shprehë shkencëtarja kandeze.

Kush ishte Helen Kramer?

Tracy Oost, me këto teste i dha fund një herë e përgjithmonë misterit Loraine Allison, por jo edhe krejt historisë rreth kësajë çështje. Tani pyetemi se kush ishte në të vërtetë Helen Kramer, e cili vdiq më vitin 1992?  "Ndoshta ajo besonte sinqerisht që të jetë Loraine Allison, ndoshta vuante nga ndonjë sëmundje mendore, ose mendonte se Allison-ët do të pranonin dhe në këtë mënyrë do të mund të marrë një trashëgimi?” Kështu e shpjegon këtë aferë zonja Tracy Oost.
 
Bess Allison me fëmijët Loraine dhe Trevor

Por si duket familja Kramer e ka pasion ose obsesion një qasje të këtillë ngase mbesa e Helen-ës beson gjithmonë dhe pretendon se gjyshja e saj, pavarësisht nga rezultatet e ADN është Loraine nga Titanic-u. Ky pretendim tani më kalon në paturpësi...

Tracy Oost deklaroi akoma se shkenca tashmë ka disa mënyra për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve të reja dhe vazhdon: "Ne mendojmë se ajo (Helen) ishte më e vjetër se mosha e saj, dhe ajo ka gënjyer disa herë në lidhje me datën e saj të lindjes. Sipas disa dokumenteve, do të ishte me rrënjë poloneze ose gjermane. Shpresohet tani pas fakteve dhe publikimeve rreth çështjes në fjalë, familja e largët, e cila nuk dinte asgjë për këtë histori tani do të mund të shprehen dhe të vërtetohet kush ishte saktësisht Helen Kramer.

Related Posts: